Lojtaret e Bilishtit përfunduan në spital, sqarimi i Policisë: Nuk janë helmuar

Ndërprerja e ndeshjes së futbollit për femra mes Partizanit dhe Bylisit ku dyshohej se lojtaret e ekipit mik janë helmuar ndaj dhe pësuan gjendje të fikëti në fushë ka sjellë edhe reagimin e policisë së Komisariatit nr. 5 në kryeqytet.

Në njoftimin e tyre bëhet e ditur se nuk ka qenë helmimi shkaku i problemeve shëndetësore që shfaqen futbollistet ndërsa po vijohet edhe me zbardhjen e plotë të ngjarjes. Më poshtë reagimi nga policia:

“Në lidhje me një lajm të publikuar në rrjetet sociale për disa futbolliste të cilat dyshohen se  janë helmuar nga ushqimi, ju bëjmë me dije se :  Pas verifikimeve paraprake të kryera nga sherbimet e Policisë të Komisariatit Nr.5 ka rezultuar se futbollistet kanë shfaqur probleme shendetsore si pasojë e shqetësimeve shëndetësore të mëparshme. Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”.