Fitore “drithëruese”, Atletico 3 pikë larg titullit. Nuk ndalet Reali, humbet Barça

Një fitore për zemra të forta ishte ajo e Atl. Madrid në javën e parafundit të Primera Division. “Los colchoneros” mposhtën me shumë vështirësi Osasunën me rezultatin 2-1 por gjithçka ndodhi në pjesën e dytë kur miqtë kaluan në avantazh me Budimir në 75’ dhe nga ana tjetër kishte shënuar Real Madridi në fitoren 1-0 ndaj Bilbaos.

Skuadra e Simeones nis ofensivën e madhe dhe arrin të bëjë një përmbysje të çmendur për 6 minuta. Fillimisht me Lodi në 82’ dhe Luis suarez në 88’. 3 pikë që tashmë e çojnë Atleticon drejt titullit dhe vetëm një fitore javën e fundit I siguron trofeun e madh. Ndërkohë Nacho Fernandez i dha Real Madridit suksesin 1-0 me Bilbaon teksa në renditje mbeten 2 pikë larg kryesuesve.

 

Barcelona ishte zhgënjimi i madh ku në “Camp Nou”, katalanasit u dorëzuan 1-2 përballë Celta Vigos ku për ekipin e Koeman shënoi Messi.

Renditja tani kryesohet nga Atl. Madrid me 83 pikë dhe Real Madrid i dyti me 81 pikë. Barça e distancuar ka 76 pikë ndërsa Sevilla e katërta me 74 pikë.

Keto janë rezultatet e javës së parafundit:

 

Athletic Bilbao            0-1            Real Madrid

Atlético Madrid            2-1            CA Osasuna

        Cádiz CF            1-3            Elche CF

Deportivo Alavés        4-2         Granada CF

     Barcelona             1-2            Celta de Vigo

     Getafe CF            2-1            Levante UD

     Real Betis            1-0            SD Huesca

 Real Sociedad          4-1            Real Valladolid

  Valencia CF            4-1            SD Eibar

  Villarreal CF            4-0            Sevilla FC