Fernerbahçe ëndrron Joachim Low si trajner për sezonin e ardhshëm
Fenerbahçe ka një javë të fundit dramatike në kampionat ku mund të vendosë për fatin e sezonit, në Champions ose në Conference League.
Gjithsesi në fund të sezonit klubin e presin zgjedhjet për president dhe ai aktual, Ali Koç nëse rifiton një tjetër mandate në krye të klubit ka dhënë prioritet afrimit të Joachim Low në stol.
Trajneri gjerman do të largohet nga kombëtarja e tij pas përfundimit të Europianit dhe në fakt ka disa oferta të rëndësishme por Fenerbahçe duket se mendon seriozisht të nisë negociatat me Low.
Aktualisht, Fenerbahçe drejtohet nga Emre Belezoglu i cili është njëkohësisht edhe Drejtori Sportiv i klubit dhe sipas gazetës më të madhe turke “Fanatic”, nëse nuk arrihet te Low, atëherë do të jetë Emre ai që do të vijojë të drejtojë skuadrën për sezonin e ri.
