Ilir Daja: Ta harrojmë ndeshjen me Skënderbeun, dhuruam shumë topa
Trajneri i Partizanit Ilir Daja thotë se skuadra e tij humbi shansin për të marrë tre pikëshin, dhe kjo jo për meritë të Skënderbeut por për gabimet e Partizanit.
“Sot e kishim në dorë vetë të merrnim tre pikëshin. Duhet të kishim shënuar në pjesën e parë. Ishin situate të shumta por futbolli ka tekat e veta. Me një goditje mund të kishim shmangur nuk kishim pse të shkaktonim faul në momentin kur lojtari sulmues i Skënderbeut ishte me kurriz nga porta.
Ishim fokusuar të merrnim tre pikëshin dhe për këtë kishim ardhur në Korçë. Kemi mbajtur pothuajse 90 minuta ekipin kundërshtar në gjysmëfushën e vet, nuk na rrezikoi në asnjë moment tjetër, i vetmi rast ishte goditja standarde, që në fillimin e aksionit ishte një gabim që ndodhin në futboll por nuk duhej ta kishim bërë, pasi nga ai moment humbëm pak qetësinë sidomos në manovrën sulmuese. Dhuruam shumë topa edhe pa presionin e kundërshtarit"
A e vë në dyshim kjo ndeshje titullin kampion për Partizanin?
E kemi në dorë vetë pasi kemi dhe 4 ndeshje të tjera. Do të përballemi edhe me Teutën. I kemi të gjithë shanset, sepse edhe sot treguam që kemi prodhuar goxha futboll. Besoj se duhet të harrojmë ndeshjen e sotme për të parë fuqishëm përpara. Sot ishte gabimi jonë, nuk ishte meritë e Skënderbeut që ne sot lamë dy pikë.
Takimi me Tiranën?
"Si të gjithë takimet e tjera" thote Daja.
Ndeshja e luajtur në Korçë Skënderbeu – Partizani përfundoi 1-1.

