Momente frike, Veseli humb ndjenjat në fushë, dërgohet në spital

Mbrojtësi shqiptar, Frederic Veseli pati një ditë jo të mirë në fushë dhe jashtë saj. Lojtari shqiptar u zëvendësua në pushim të ndeshjes Salernitana-Empoli, para se të transportohej në spital për shkak të një përplasjeje në fushë.

Në javën e 35-të të Serisë B, mbrojtësi i Salernitanës shkaktoi moment paniku pas një përplasjeje të vështirë me një shok skuadre në fushë ku Veseli humbi disa  sekonda ndjenjat, duke shkaktuar frikë tek shokët dhe mjekët e tij nga Salerno.

Ndërhyrja e mjekëve në fushë ishte e shpejtë dhe lojtari e mori veten por trajneri Fabrizio Castori preferoi të mos rrezikonte dhe në pushim të ndeshjes e zëvendësoi Veselin, i cili u shoqërua menjëherë në një spital në Salerno nga menaxherët e klubit.

Momente frike, Veseli humb ndjenjat në fushë, dërgohet në

Pati disa momente frike për lëvizjet e mbrojtësit disa momente pas përplasjes, i cili paraqiti vështirësi në këmbë për shkak të rrëzimit nga përplasja. Në pritje të lajmeve të mira, ishte vet Veseli i cili njoftoi në rrjetet sociale se është nën mbikëqyrjen e një ekipi mjekësh me përvojë dhe se çdo gjë ka kaluar tashmë për të.