Interi feston titullin, “shuplakë” Samdorias në San Siro
Ishte ndeshja ku Interi zbriti në fushë si kampion i Italisë. Zikaltërit që u zyrtarizuan javën e kaluar, luajtën në “San Siro” përballë Sampdorias ku edhe pse me ndryshime në formacion, fituan me rezultatin e thellë 5-1.
Gagliardini hapi llogaritë që pasi filloi ndeshja në minutën e 4’ dhe më pas Alexis Sanchez dha spektakël me dy gola në 27’ dhe 37’ teksa ishi, Candreva shënoi edhe për Sampdorian. Në pjesën e dytë, kishte vend edhe për Pinamontin për të festuar golin dhe Lautaro në 70’ me penallti vulosi rezultatin final në 5-1.
Duhet thënë që para ndeshjes, Sampdoria nderoi Interin në rresht dhe me duartrokitje duke rikthyer kulturën e nderimit të kampionit të Serisë A.
Ndërkohë që Napoli mori përkohësisht vendin e dytë në renditje falë suksesit 4-1 ndaj Spezias çka konfirmon formën fantastike të tyre që shikojnë më afër objektitin Champions League.
