Lukaku dëshiron të hapë një cikël fitues por Interi duhet të shesë
Presidenti Steven Zhang i rikthyer prej ditësh në Milano ku po bëhet gati për festën e titullit me Interin, ka patur një mbledhje me 35 drejtuesit e klubit ku ka dhënë indikacionet sesi do të jetë e ardhmja e klubit. Fjala kryesore e Zhang ka qenë kursim, kursim përmes eficençës dhe shkurtimit të shpenzimeve.
Në mbledhjen ku nuk ishte Conte, stafi dhe lojtarët, Zhang ka bërë të ditur se kostot e punës së klubit janë 270 mln euro, shifër shumë e madhe në një kohë krize ndërsa flitet edhe për lojtarët për reduktimin e pagave ose shtyrjen e tyre me rinovime të gjata. Mund të ketë edhe shitje të disa lojtarëve për të ulur buxhetin e pagave. Nuk dihet sesi do të pritet kjo nga lojtarët dhe Conte por te zikaltërit tani është kohë feste siç duket edhe për Lukakun i cili flet me superlativa për trajnerin ndërsa dëshiron të qëndrojë dhe të fitojë ende me Interin.
"Për mua, Conte është trajneri më i fortë dhe ai më bindi menjëherë, kur nënshkroi për Interin, unë i dërgova një mesazh duke thënë: Po vij . Të luash për Interin në Serie A ka qenë gjithmonë një ëndërr. E kuptova menjëherë, ne mund të fitojmë dhe të rritemi përsëri, të fillojmë një cikël të ri. Conte nuk ikën nga Interi? Jo, mendoj se jo. Edhe ai është vërtet i lumtur sepse ndihet mirë. Ai ka një ekip që e ndjek dhe i jep disponim të madh, në stërvitje dhe në ndeshje. Ne kemi gjithçka për të hapur një cikël të rid he unë dua ta bëj atë me Interin" u shpreh sulmuesi belg.
Agnelli kërkon Zidane për rindërtimin e Juventusit
7 Maj, 13:36
Në fakt mbetet për t’u parë si do të jetë përballja mes Contes dhe Zhang kur kujtojmë që temperamenti i trajnerit Italian është i paparashikueshëm teksa vite më parë ai debatoi me drejtuesit juventin dhe la skuadrën menjëherë në mes të stërvitjes pak para fillimit të sezonit.

