Lille merr derbin dhe i afrohet titullit kampion
Vetëm 180 minuta larg titullit është Lille. Duke pritur edhe ndeshjen e PSG që luan ndaj Rennes të dielën, skuadra e Galtier është shumë pranë titullit kampion në kampionatin francez pas suksesit të merituar 3-0 në derbin ndaj Lens.
Në një ndeshje ku nuk pati histori, kryesuesit e kampionatit shënuan menjëherë në minutën e 4 me Yilmaz dhe më pas në 35’ Michelin me të kuq për Lens ia lehtësoi fitoren. Ishte sërish sulmuesi turk, Yilmaz në 40 që dyfishoi rezultatin ndërsa në pjesën e dytë Jonathan David vulosi suksesin në një derbi që vlen pothuajse titulli kampion.
Lille ruan kryesimin dhe shkëputet për momentin 4 pikë në pritje të PSG të cilët edhe nëse fitojnë mbeten 1 pikë pas në renditje. Në dy ndeshjet e fundit Lille do të luajë ndaj dy ekipeve pa objektiva si St. Etienne dhe Angers ndaj dhe titulli për ta mund të quhet shumë i arritshëm.
