Atletico bëhet “mur”, Barcelona merr 1 pikë në duelin e titullit

Barcelona nuk ia del të përmbysë renditjen në Primera Division dhe duhet të kënaqet me një barazim pa gola ndaj Atletico Madrid.
 
Një rezultat i tillë sigurisht që ndihmon shumë Real Madridin i cili nëse fiton duelin tjetër të titullit ndaj Sevillas të Dielën do të ketë në dorë titullin kampion pasi është e avantazhuar në sfidat direkte ndaj “los colchoneros” dhe katalanasve.

Në “Camp Nou”, Barcelona ishte dominuese ndaj skuadrës së Simeones ku rastin më të mire e kishte Messi në 41’ kur dribloi 4 lojtarë kundërshtarë dhe në fund topi i tij kaloi ngjitur me shtyllën.

Në të dytën, katalanasit rritën presionin dhe arritën të shënonin me Araujo por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Edhe pse tentoi deri në fund, mbrojtja e Atl. Madrid rezistoi dhe sfida u mbyll pa gola dhe tani “los colchoneros” ruajnë kryesimin me 77 pikë, dy më tepër se katalanët, kur kanë mbetur edhe 3 javë deri në fund.