Merr fund çështja Neymar. Braziliani rinovon deri në 2025
PSG blindon një nga lojtarët më të mirë për katër sezonet e ardhshme duke mbyllur një nga disa problemet që klubi parizien po përballet. Neymar firmosi zyrtarisht zgjatjen e kontratës për 4 sezone të tjera deri në vitin 2025 dhe i jep fund kështu aludimeve të mëdhaja për të ardhmen pasi shihej si një objektiv kontret për Barcelonën.
Tani për klubin francez të gjitha sforcot shkojnë për yllin tjetër të ekipit, Kylian Mbappe i cili ka edhe një vit kontratë dhe po bën rezistencë pasi po tundohet nga një ofertë e Real Madridit.
Ndërkohë presidenti Al-Khelaifi nuk e fshehu gëzimin për rinovimin me Neymar duke thënë lojtari ka konfirmuar angazhimin e tij afatgjatë për familjen PSG deri në vitin 2025, dhe se do të vazhdojë të gëzojë dhe argëtojë tifozët.
