Fitore shprese për Europën. Liverpool mund 2-0 Southampton
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Maj 2021, 23:07
“The Reds”, rikthehen te fitorja pas 2 barazimeve radhazi dhe rikthejnë shpresat për një vend në Europë. Për skuadrën e Jurgen Klopp, vendi i 4 që do të thotë të luajë në Champions League është 6 pikë larg kur kanë mbetur edhe 4 javë të tjera ose 12 pikë në lojë.
Në “Anfield Road”, Liverpooli bëri detyrën edhe pse me një fitore të pastër 2-0 ndaj Southampton ku fatin e sfidës e vendosë Sadio Mane në 31’ dhe Thiago Alcantara në 91’.
Ky triumf e ngjit skuadrën e Klopp në vendin e 6, një pikë më pak se West Ham që ruan vendin e pestë me 58 pikë dhe të paktën për Europa League, Liverpool ka shanse ndërsa për Championsin i duhet një mrekulli kur kujtojmë që sfidën e radhës e ka me Man. United.
