Pas apelit të BOOM vjen ndihma për 52-vjeçaren që jetonte në vështirësi ekonomike
Këtë të premte në emisionin investigativ Boom rubrika "Shqipëria pa filtra" trajtoi historinë e zonjës Flutura Stafa.
Para pak kohesh Boom e transmetoi historinë prekëse të zonjës Flutura Stafa.
52-vjeçarja jetonte në vështirësi ekonomike, madje nuk kishte një vakt as për iftar.
Pas transmetimit të këtij rasti një gazetar i RTV Ora i cili nuk ka preferuar të bëhet publik i ka blerë një sasi te konsiderueshme ushqimesh znj. Flutura.
Ndërkohë, një tjetër person që jeton jashtë Shqipërisë ka dërguar një shumë parash për ilaçet e 52-vjeçares.
Flutura Stafa: Një gazetar i Ora News më solli ndihma. Një tjetër që nuk e di nga ishte më solli para që të blej ilaçet. Tani më kanë sjellë ndihma, që i falenderoj shumë ata njerëz. Tani kam ndryshime që po pi ilaçe. Sikur më është rikthyer jeta.
Falenderon gazetarin e RTV Ora për ndihmën ushqimore dhe për ilaçet që mori dhe na thotë se tashmë ndihet më mirë.
Boom shpreh falenderimin e tij lidhur me personat që kanë kontribuar në ndihmë të znj. Flutura dhe është i lumtur kur behët pjesë e zgjidhjes së problemeve të qytetarëve.


