Covidi në Shqipëri/ Tirana e para me më shumë raste aktive, Kukësi me më pak

Dy viktima dhe 67 raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit si pasojë e Covid-19, ndërkohë janë shëruar 891 qytetarë. 

Tirana mbetet qyteti me numrin më të lartë të rasteve aktive ku aktualisht janë  11726 raste, ndërkohë që numrin më të vogël të rasteve e ka Kukësi me 80 raste. 

Ministria e Shëdetësisë, bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 2,728 testime.

Rastet ditore 

Sipas njoftimit  Tirana ka numrin më të lartë të infektuarve gjatë 24 orëve, ku janë regjistruar 17 raste të reja. Ndërkohë pas Tiranës, numri më i lartë i rasteve është regjistruar në Korçë me 9 raste, 7 në Shkodër, 5 në Devoll, 4 në Pogradec, nga 3 raste në Lushnje, Vlorë, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Kamëz, Vau i Dejës, Cerrik, Pustec, nga 1 rast në Durrës, Lezhë, Mirditë, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Shijak, Maliq.

Viktimat në 24 orët e fundit

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 2 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me Zovid19: 2 qytetarë nga Tirana, të moshave 52-78 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 891 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 115,253 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 104 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Statistika (07 Maj 2021)

Raste të reja ditore         67

Të shëruar në 24 orë      891

Të shtruar në spitale      104

Humbje jete në 24 orë   2

Testime ditore                2,728

Testime totale             652,360

Raste pozitive             131,577

Raste të shëruara         115,253

Raste Aktive                 13,916

Humbje jete                  2,408

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   11726

Fier        408

Shkodër      353

Gjirokastër     239

Korçë    248

Durrës  224

Vlorë    215

Elbasan     136

Dibër     92

Berat    97

Kukës   80

Lezhë   98