Këlliçi: 25 prilli maskaradë, SPAK nuk po vepron, PD s'ka vendosur akoma nëse do jetë në Kuvend


Në një intervistë për Ora Neës, deputeti demokrat i dalë nga 25 prilli, Belind Këlliçi u shpreh se nisma për shkarkimin e presidentit bëhet për të tërhequr vëmendjen nga maskaradës që ndodhi në 25 prill.

Sipas Këlliçit, PD ka bërë disa kallëzime në SPAK lidhur me krimet zgjedhore, por deri më tani nuk është bërë asgjë nga organi i ri i drejtësisë.

Këlliçi: Nisma për shkarkimin e presidentit bëhet për të tërhequr vëmendjen nga maskaradës që ndodhi në 25 prill. Po ta shohim, pas 25 prillit ka një pesimizëm shumë të madh sepse gjërat janë ashtu sikurse ishin. Gjithë ajo frymë e mirë që ishte ngritur për ndryshim, e gjitha është hedhur poshtë për shkak të 25 prillit. Përmes një komisioni qesharak, që kryesohet dhe mbrohet nga Taulant Balla, që është sharruesi më i madh i pyjeve në Ballkan dhe modeli më i keq i një politikani të votuar në vendin tonë.

Ne po faktojmë masakrën elektorale që ka ndodhur në zgjedhje. Kemi kapur bandat dhe i kemi denoncuar në SPAK, por nuk ka ndodhur asgjë. Ne nuk jemi ankuar në KQZ se ajo nuk është prokurori. Ne rezultatin do ta ankojmë aty ku kemi prova. Unë kam marrë 2 kallëzime që kemi bërë në SPAK. Kryeministri garoi në Durrës për t'i dhënë garanci bandave që do të vazhdohet marrëdhënia okulte me to. Vangjush Dakon nuk mund ta kishte kandidat, por Rama u bë vetë kandidat në Durrës duke siguruar që marrëdhënia me krimin do të jetë e ngushtë. Ne kemi depozituar një kallëzim në SPAK me datë 2 prill, me një sërë akuzash. Sot që flasim asgjë nuk ka ndodhur.

Këlliçi shtoi se ende nuk ka një vendim për të dhënë nëse PD do të futet në Kuvend, vendim do të të merret pas një diskutimi në organet drejtuese të kësaj partie.

Këlliçi: Rama nuk e ka kapur dot presidencën, prandaj po bëhet kjo zhurmë me shkarkimin e tij. Futja në parlament i përket muajve të ardhshme si vendim. Ende nuk ka një vendim për të dhënë nëse do të futemi në Kuvend. Do të ketë një diskutim në organet drejtuese në PD, por momentalisht ne do të faktojmë këto akuza që kemi bërë deri më tani lidhur me maskaradën zgjedhore. Këtë herë ose do të bënim një pakt me bandat e Edi Ramës, me Vangjush Dakon dhe Tom Doshin, ose Ergys Çurbja apo Rrahman Rraja, kriminelë që tashmë janë në Kuvend. Ne nuk kemi besim te SPAK-u, por do të bëjmë detyrën tonë.