"Masakra elektorale" PD denoncon: 1 mln deri në 35 mln lekë për familje në Rrogozhinë

Partia Demokratike ,  zbardhi atë që e quan  skemë  kriminale të blerjes së votës në Bashkinë e Rrogozhinës. Grida Duma tha se përmes skemes abuzive të rindertimit  u dhanë   nga 1 milion deri në 35 milion lek për familje, ne kembim të votive.

"Përveç Arben Ahmetaj në skemën kriminale të blerjes së votës, kanë marrë pjesë drejtorët më të rëndësishmë të administratës nga qeveria qendrore dhe bashkia e Rrogozhinës. Kështu pra, Muharem Troka babai i administratores së njësisë Gosë, Valmira Troka, Fatmir Haska, kryetari i seksionit Gosë qendër për Partinë Socialiste, Shefit Thartori punonjës i administratës së bashkisë Rrogozhinë. Anëtarë të Këshillit Bashkiak të bashkisë Rrogozhinë Elidon Bega, Këshillëtar i kryetarit të bashkisë, Lulëzim Halit, punonjës i bashkisë Rrogozhinë, Romina Bega, punonjëse e bashkisë Rrogozhinë, Erald Abazi, punonjës i bashkisë Rrogozhinë, Rakip Tosku, shef i Emergjencës  Civile në bashkinë Rrogozhinë, Sami Dervishi, drejtor i shkollës 9-vjeçare Karpën, Bujar Dervishi, Specialist në Komisariatin e Policisë Kavajë, Arben Mema specialist në Komisariatin e Policisë Kavajë, Elvis Hoxha etj," tha Duma.

Partia Demorkatike tha Duma, ka dorëzuar në SPak 5 padi para zgjedhjeve për këtë skemë të blerjes së votës, por ky institucion tha ajo  ka heshtur.

"Ka për detyrë të hetojë dhe të çojë përpara drejtësisë ata që manipuluan rezultatin zgjedhore, heshti pas çdo kallëzimi të Partisë Demokratike për të njëjtën bandë që blinte vota në bashkinë e Rrogozhinës për të nxjerrë Arben Ahmetaj deputet dhe për të mbajtur në pushtet regjimin Rama-Doshi-Rakipi," tha Duma.

 Duma tha se Shqipëria ka humbur, ndaj sipas saj  Partia Demokratike do të qëndrojë  fort për kthimin e demokracisë në vend.

 

Pjesë nga deklarata e Grida Dumës

Përmes Këshillit Bashkiak nën kontrollin e plotë nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi, është ndryshuar kategoria e dëmit të shkaktuar nga tërmeti për 1700 familje dhe janë shtuar në skemën e zhdëmtimit edhe 961 familje që nuk ishin kategorizuar si familje të dëmtuara nga tërmeti.

Me vendimet e datave 24.03.2021 dhe 12.04.2021 Bashkia akordoi grante që arrijnë deri në 35 milion lek për familje që thuajse nuk ishin dëmtuar nga tërmeti dhe ka përjashtuar pothuajse familjet e fshatrave Lekaj, Sinaballaj dhe Cikallesh që jetojnë prej 2 vitesh në çadra plastmasi pasi shtëpitë e tyre u rrënuan realisht nga termeti.

Përveç granteve të paligjshme, Bashkia Rrogozhinë ka fryrë strukturën e saj në shkurt të vitit 2021 duke rritur numrin e të punësuarve nga 90 në 317, duke shtuar rreth 227 punonjës. Sipas të dhënave janë punësime të qytetarëve që nuk janë banorë të Rrogozhinës.

•Elidon Bega, me pozicion Këshilltar i Kryetarit të Bashkisë, është nga Berati dhe nuk paraqitej asnjëherë në punë pasi ishte i angazhuar në fushatë për Partinë Socialiste.

•Lulëzim Haliti është nga Lushnja, gjithashtu burri i hallës së Kryetarit të Bashkisë dhe merrte rrogë tek ujësjellësi pa u paraqitur asnjëherë në punë.

•Romina Bega dhe Erald Abazi nga qarku i Elbasanit përfitojnë rrogë nga Bashkia Rrogozhinë megjithëse nuk janë banues në Rrogozhinë dhe nuk janë paraqitur asnjë ditë në punë.

Një tjetër formë kriminale e blerjes së votës në Bashkinë e Rrogozhinës është lejimi i ndërtimeve pa leje me qëllim maksimizimin e votave për Partinë Socialiste. Përmes Sami Dervishit, Drejtor i shkollës 9-vjeçare Karpën, Bujar Dervishit, Specialist në Komisariatin e Policisë Kavajë dhe Arben Memës, Specialist në Komisariatin e Policisë Kavajë dhjetëra shtetas janë favorizuar të bëjnë ndërtime të paligjshme.

Të pasigurt se e gjithë kjo skemë kriminale e blerjes së votës me grantet e rindërtimit, me ndihma ushqimore nga Bashkia për banorët, me favorizime për ndërtime pa leje, regjimi Rama-Doshi-Rakipi dërgoi në qendrat e votimit në Rrogozhinë përfaqësuesit e tij për të penguar në mënyrë kriminale votimin e lirë të qytetarëve.

SPAK është vënë në dijeni të kësaj skeme kriminale që në fillim të muajit prill, por nuk bëri asgjë. SPAK heshti edhe kur Partia Demokratike dorëzoi kallëzimin e pestë në 25 Prill. Kjo strukturë e re e drejtësisë, që ka për detyrë të hetojë e të çojë para drejtësisë ata që manipuluan rezultatin zgjedhor heshti pas çdokallëzimi të Partisë Demokratike për të njëjtën bandë që blinte vota në të gjithë Bashkinë e Rrogozhinës për të nxjerrë Arben Ahmetajn deputet dhe për të mbajtur në pushtet regjimin Rama-Doshi-Rakipi.

Përveç Arben Ahmetajt në skemën kriminale të blerjes së votës kanë marrë pjesë drejtorët më të rëndësishëm të administratës nga qeveria qendore dhe bashkia e Rrogozhinës.

Muharem Troka, babi i Administratores së Njësisë Gosë, Valmira Troka
Fatmir Haska, Kryetar i seksionit Gosë Qender për Partinë Socialiste
Shefit Thartori, punonjës i administratës së Bashkisë Rrogozhinë
Anëtarët e Këshillit Bashkiak të Bashkisë Rrogozhinë
Elidon Bega, Këshilltar i Kryetarit të Bashkisë

Lulëzim Halit, punonjës i Bashkisë Rrogozhinë.

Romina Bega, punonjës i Bashkisë Rrogozhinë.

Erald Abazi, punonjës i Bashkisë Rrogozhinë.

Rakip Tosku, Shef i Emergjencës Civile në Bashkinë Rrogozhinë

Sami Dervishi, Drejtor i shkollës 9-vjeçare Karpën.

Bujar Dervishi, Specialist në Komisariatin e Policisë Kavajë

Arben Mema, Specialist në Komisariatin e Policisë Kavajë.

Elvis Hoxha

Dokumenta bashkëngjitur