Protestuesi i veçantë: Basha në krye të PD-së, deri kur të mundë Ramën, d.m.th deri në shekullin...22!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Maj 2021, 16:57

Dilaver Nela
Dilaver Nela nga Laçi është i njohur si protestuesi më i veçantë në vend, pasi ai gjithmonë shihet të protestojë vetëm me pankartat e tij pikante.
Ai është fotografuar në qendër të Tiranës, pranë Piramidës, me një pankartë ku shkruan:
“Haber! Berisha thohë se Basha do të jetë në krye të PD-së, deri kur të mundë Ramën. Do me thënë, deri në shekullin...22!”
Dilaver Nela, shihet shpesh në rrugët e Tiranës duke protestuar në mënyrën e tij origjinale me pankarta të ndryshme.


