Rikthehet sërish kriza e mbetjeve urbane në Durrës, Sharra nuk pranon 50 kamionët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Maj 2021, 15:32
Rikthehet sërish kriza e mbetjeve urbane në Durrës.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se kjo gjë vjen pasi Landfilli i Sharrës nuk pranon më kamionët e Durrësit për ti shkarkuar.
Mësohet se në Sharr kanë mbetur 50 kamionë me mbetje pasi nuk pranojnë të shkarkohen.
Kështu në një pjesë të madhe të qytetit dhe periferive kanë mbetur pa u tërhequr mbetjet urbane.
