Shkarkimi i Metës/ 6 deputetët që votuan kundër dhe kush abstenoi komisionin hetimor
Zbardhen emrat që kanë votuar kundër miratimit të Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Me 97 vota pro dhe 6 kundër deputetët miratuan sot ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se kundër miratimit për Komisionin Hetimor kanë votuar:
Elda Hoti
Artur Roshi
Lefter Maliqi
Kujtim Gjuzi
Fatjona Dhimitri
Adriatik Alimadhi
Ndërkohë i vetmi që ka votuar abstenim është Ralf Gjoni.
Komisioni hetimor për shkarkimin e Metës, do të përbëhet nga Alket Hyseni, kryetar, nënkryetar Myslim Murrizin, sekretare Klotilda Bushka dhe 6 anëtarë të tjerë.
Komisioni ka detyrë që deri me 8 korrik duhet të çojë në parlament raportin përfundimtar nëse Meta ka shkelur rëndë apo jo Kushtetutën me deklaratat e tij gjatë fushatës elektorale.
Tetë prej këtyre anëtarëve do t’i bëjnë shërbimin e fundit PS në “luftën” politike pasi në shtator nuk do të jenë më në Kuvend.
Anëtarët e Komisionit Hetimor janë:
Vasilika Hysi
Elena Xhina
Spartak Braho
Halil Jakimi
Nikolin Staka
Arlind Çarçani
Zëvendësues
Ermonela Felaj
Xhemal Qefalia
Eugen Bojaxhi

