Ksamili “çahet” para sezonit, rehabilitimi i Ujësjellësit ‘shkatërron” rrugët e zonës turistike
Lëvizja me makina ose këmbësor në rrugët kryesore të Ksamilit këtë vit do të jetë e vështirë. Akset kryesore të zonës turistike janë çarë e dëmtuar nga punimet për rehabilitimin e Ujësjellësit që gjatë muajve të sezonit do të pezullohen.
Kështu do ta gjejnë këtë vit pushuesit Ksamilin.
"Nuk kanë vënë dorë fare, kryetari i bashkisë tha se do të rregullohen para votime, asgjë nuk ka bërë. Rrugët i ka lënë përmes, ndriçimi pa bërë."
Punimet për rehabilitimin e Ujësjellësit në Ksamil, kanë shkatërruar rrugët kryesore të qytezëz në prag të sezonit turistik.
"Turistët kanë filluar të vijnë, është shqetësuese."
Investimi prej 157 milion lekë ka nisur dhjetorin e vitit 2020 dhe përfundon në 21 dhjetor të këtij viti.
Projekti parashikon të ndalojë punimet gjatë sezonit veror, por për këtë duhet të kalohet me sukses prova me rrjetin e ujit të pijshëm.
"Thonë që do të bëhet priova e tubacionit dhe pastaj të asfaltohet."
"Nuk kanë ndërmend, gënjeshtra."
Akset janë dëmtuar, duke penguar qarkullimin dhe rritur rrezikun për aksidente.
"Rruga nuk ka asnjë sinjalistikë, kanë ndodhur gjithë ato aksidente."
Kur Ksamili ka filluar të presë turistët e pare dhe synon të rimëkembë turizmin, infrastruktura rrugore është një pengesë serioze.



