Në 2020, më pak krime seksuale por më shumë abuzues
Viti 2020 ka shënuar një ulje të ndjeshme të krimeve seksuale, por me shqetësim vihet re një rritje e numrit të autorëve të cilët e kryejnë këtë vepër penale.
Sipas të dhënave të përditësuara nga Instituti i Statistikave thuhet se përgjatë vitit 2020 për këtë veper penale janë evidentuar 146 raste, 9 raste më pak se në 2019, por më shumë se vitet e tjera.
Altin Hazizaj nga Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri tha se në të shumtën e rasteve, të miturit bien pre.
"Thuajse 60-62% e viktimave janë fëmijë dhe vetëm 40% janë të rritur që tregon se krimi seksual ka një natyrë fëminore, prek fëmijët dhe ka të bëjë me ato që ne i konsiderojmë krime të pedofilisë."
Por a veprojnë institucionet e drejtësisë për ndëshkimin e këtyre krimeve?
"Si prokurorët ashtu dhe gjykatësit kanë tendencën që të mos dënojnë abuzuesin, viktimën ta trajtojnë sikur është ai ose ajo që ka kryer krimin, nuk krijojnë mundësi për tu dëmshpërblyer ose për të marrë shërbime që në momentin e parë që ka ndodhur krimi dhe për më tepërt shpesh shohim se ka një lloj mosjustifikimi të masës së dënimit të dhënë ndaj abuzueve".
Pak ditë më parë një 13-vjeçare denoncoi rastin e abuzimit nga një efektiv në komisariatin e Lezhës. Këtë të premte gjykata vendosi masën e arrestit me burg për policin 62 vjeçar.


