Të rinj apo të vjetër në Kuvend?Ja sa është mosha mesatare e deputetëve të 25 prillit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Maj 2021, 13:30
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka publikuar një tabelë me të dhëna që tregiojnë moshën mesatare të deputetëve të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.
Tabela konfirmon një fakt të njohur tashmë që në Kuvendin e ri deputetetja më e re në moshë është nga radhët e Partisë Demokratike, Andia Ulliri, ndërsa ajo më e vjetërnë moshë është nga radhët e Partisë Socialiste Luljeta Bozo.
Sipas të dhënave, 128 deputetë janë nën moshën 60 vjeç dhe 12 të tjerë nga mosha 61 në 79 vjeç.
Sa i përket partive moshën më të re mesatare e ka LSI, e ndjekur nga PS, pastaj vjen PD dhe PSD.


