Ju flet Moska - Fantazma e kominternit në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri

Fantazma e kominternit në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri ishte tema e kësaj të mërkure në "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.

Myftaraj: Kominternit është internacionalja e krijuar në vitin 1919 pas fitores së revolucion Bolshevik, u krijua një organizëm ndërkombëtare që themeloi partitë komuniste dhe këto quheshin seksione të kominternit. Edhe me partinë tonë komuniste kështu ka ndodhur. Ndërsa në maj 1943 Stalini për të mos trembur aleatët perëndimor bëri sikur e shpërndau kominternit duke thënë se e ka krijuar misionin dhe më këtë duheshin shkrirë partitë pjesë së saj.

Por këto parti vazhduan që të ekzistojnë, edhe pse disa u shkrinë më vonë. Shumë prej tyre u nxorën jashtë ligjit ose u shpërbënë apo e ndërruan emrin. Edhe Partia jonë Komuniste ndryshoi emër duke u bërë Partia Socialiste. Nuk është çudi që shumë parti u shkrinë. Nuk është rastësi që mbijeton vetëm Partia Socialiste që është parti trashëgimtare e Partisë Komuniste, pjesë e kominternit dhe që në vitin 2021 fiton pushtetin.

Kjo parti duket se ka krijuar një mekanizëm të tillë të shtypjes dhe manipulimit dhe ka krijuar opozitën e rreme duke e përdorur. Në zgjedhjet e 25 prillit ka fituar fantazma e kominternit. Në këtë zgjedhje fitoi seksioni shqiptar i kominternit që jeton akoma edhe sot. Kjo është e vetmja parti që ka qenë pjesë e kominternit dhe që qeveris akoma në vendin tonë.