Luginës së Shkopetit ja kanë "vjedhur" bukurinë mbeturinat
Këto pamje vijnë nga lugina e Shkopetit.Mbeturina plastike,metale, karton,qelq janë hedhur aty me shumicë që e kanë kthyer ne venddepozitim të zakonshëm.
Për udhëtarët që ndalojnë për të pushuar dhe shijuar luginën, kjo ndotje jo vetëm është një krim mjedisor por edhe penal.
Lugina e Shkopetit është një ndër bukuritë natyrore që merr vëmendje të madhe nga pushuesit të huaj e cila është kthyer në vend të frekuentuar, por së fundmi natyra e saj vijon te mbetet e ndotur.
Në këtë zonë piktoreske mbeturinat janë në kontrast me natyrën e bukur dhe pemët shumëngjyrëshe dhe liqenin që kalon përmes luginës.
Kjo zonë është nën varësinë e bashkisë së Kurbinit, që nuk ka marrë asnjë masë për pastrimin e ambientit pavarësisht alarmit të ndotjes së ngritur në vazhdimësi.



