Ethet e maturantëve/ Më 3 qershor provimi i parë, testi në nivel mesatar
Me 3 qershor maturantët nisin provimet me testin e Gjuhës së Huaj. Autoritetet e arsimit thonë se këtë vit testi do të jetë i nivelit mesatar. Shumica e të rinjve kanë zgjedhur psikologji e qytetari, ndërsa shkencat mbeten më pak të preferuara.
Për të dytin vit rresht, matura do të zhvillohet në kushtet e pandemisë. Rreth 33.400 nxënës kanë plotësuar tashmë formularët.
Testi parashikohet te jetë i nivelit mesatar, si dhe do të ketë pyetje me alternativë e të hapura.
Zëvendësministrja e Arsimit, Nina Guga, thotë për Ora News se 40% e testit është më i lehtë, ndërsa kohëzgjatja do të jetë 2 orë e 30 minuta, ndryshe nga një vit më parë.
"Ka 60 pikë nga të cilat 40 janë të pyetjeve të hapura dhe të zhvilluara ndërsa 20 pikë janë të pyetjeve me alternativa. 40% e testit është e nivelit të parë, më të ultit, 40% e nivelit mesatar dhe 20% e nivelit më të lartë."
Gjithmonë dhe më shumë maturantët po zgjedhin lëndët si Psikologji dhe Qytetari. Rreth 11 mijë prej tyre kanë zgjedhur këto lëndë.
"Formulari A1 është plotësuar në një masë të konsiderueshme për lëndët Psikologji dhe Qytetari.Më pak vjen ekonomia dhe lëndët shkencore si Kimia dhe Biologjia."
Janë marrë në shqyrtim edhe kërkesat e maturantëve te parashtruara një vit më parë, në mënyrë që të mos ketë përsëri protesta.
"U kërkua nga vetë maturantët që testi sivjet të mos jetë me alternativa por të ishte dhe me pyetje të strukturuara me alternativa dhe me pyetje të strukturuara të hapura në mënyrë që të shprehin më mirë zhvillimin e pyetjeve."
Ndiqni intervistën e plotë:


