“Të humburit” dhe “të fortët” e PS
Tirana me 25 prill 2021 solli një garë të fortë mës socialistëve të vjetër dhe prurjeve të reja.
I renditur 30-ti në listën e PS, 22 vjeçari Ornaldo Rakipi me votat e mbledhura në qarkun e Tiranës la jashtë Parlamentit kryetarin e PS për kryeqytetin Ervin Bushatin.
Tashmë, këtë verdikt të 25 prillit, Bushati e sheh si një akt sakrifikues të tij për fitoren e PS.
"Ndodh që dhe kapiteni tregon se mund të marrë si të tjerët ose më shumë se të tjerët. Ka shumë vota të pavlefshme. Ishte një sistem i ri dhe shumë nuk e kanë kuptuar mirë. Kur je në një betejë me kundërshtarët ka zonë kontributi dhe zonë zjarri. Më vjen mirë që kishte një vend të mirë në listë dhe mora përgjejgësinë më të madhe. Çdo fitore e madhe e ka një akt heroik sado modest. Nëse do isha një hero i vogël i PS-së jam i nderuar."
Pavarësisht se ai humbi mandatin e deputetit dhe njësinë 8, ai nuk mendon se do të ndëshkohet nga kryesocialisti Edi Rama.
Po Beqaj?
Ndërsa i vetmi drejtues politik socialist, që nuk mori votëbesimin për një mandat deputeti, Ilir Beqaj në Shkodër, humbjen e tij e shikon tek rënditja në listë, pa mbajtur përgjegjësi politike.
"Nuk arritëm të mbushim objektivin për 4 mandate. Unë isha i katërti. Kjo ndodhi" tha ai.
Xhafaj më i fortë
Por ashtu siç pati të zhgënjyer brenda PS, 25 prilli i dha mbështetje disa eksponentëve të rëndësishëm në selinë rozë.
Ish ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj arriti jo vetëm ta thyente listën e Edi Rama, por rezultoi kanidati më i pëlqyer në Kryeqytet. Për interesin e medias Vetë Fatmir Xhafaj shprehet se nuk dyshonte për rezultatin e zgjedhjeve.
Pyetje: Po a ndihet më i fortë tani në PS?
Xhafaj: Nësë kam qënë i forte para 25 prillit ashtu ndihem edhe tani.
Pandei Majko dhe Mimi Kodheli nuk arritën të marrin mbështetje të mjaftueshme për t’u rikthyer sërish shtator në Parlament.
