Drejtuesja e OSBE takohet me kryeministrin Rama në selinë e PS

Drejtuesja e misionit të OSBE/ODIHR, Ursula Gacek takohet me kryeministrin Rama në selinë e Partisë Socialiste.

Të hënën, më 3 maj, Gacek u takua me kryetarin e Partisë Demokratike në selinë blu.

Takimet e OSBE me liderët e partive po zhvillohen për t'u njohur me pretendimet e tyre lidhur me zgjedhjet e 25 prillit.

Vlerësimet dhe puna që është bërë nga komisionerët në qendra e votimit nga ajo që ka mundur të vëzhgojë prezenca e OSBE do të pasqyrohen në raportin që OSBE do të publikohet rreth datës 28 maj.

Këtë vit misioni i OSBE ka pasur një numër të kufizuar ekspertësh, rreth 13 në ekipin bazë dhe 24 në ekipin afatgjatë ndryshe nga sa u tha më herët se do të ishin 270 të tillë për shkak të pandemisë.

Zgjedhjet e këtij viti janë një pikë kyçe për demokracinë e vendit.

Nuk dihet ende nëse pas takimit do të ketë deklaratë nga përfaqësues të Partisë Socialiste apo nga drejtuesja e OSBE Ursula Gacek.