Muaj maj i nxehtë, ja si do të jetë moti të mërkurën dhe të enjten

Në muajin maj temperaturat do të jenë të larta.

Sipas parashikimeve sot edhe nesër temperaturat do të jenë 24 deri në 25 gradë celsius, nderkohë nga e enjtja temperaturat do te jenë mbi 28 gradë.

Të mërkurën dhe të enjten moti kryesisht do të jetë i kthjellët, ndërsa paraditen e të enjtes do të ketë reshje shiu të pakta. Pritet që fundjava të jetë e nxehtë.

Gjatë muajit maj temperaturat do të jenë 2 gradë celsius, më e lartë se temperatura normale.

Përsa I përket parashikimit të motit në Kosovë dhe Maqedoni e Veriut, sot dhe nesër temperaturat e ajrit të jenë maksimumi 22-23 gradë, sakaq nga e enjtja  pritet që të ketë rritje temperaturash.

Kushtet e motit do të jenë kryesisht me kthjellime, ndërsa në mesditë do të ketë vransira dhe reshje të pakta shiu.