Merr flakë anija në Triport të Vlorës/ Video

Një anije në Triport të Vlorës është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Ndërhyrja e zjarrfikësve bëri që zjarri të shuhej.

Ora News sjell pamje të ndërhyrjes së zjarrfikësve për shuarjen e flakëve me qëllim parandalimin e përhapjes së tyre.

Ngjarja u shënua reth orës 13:05, në Triport të Zvërnecit.


Policia e Vlorës informoi se ka rënë zjarr në anijen e peshkimit të ankoruar, në pronësi të shtetasit F. S., në të cilën po kryeshin riparime.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm deme materiale. 

"Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë aksidentalisht" informon policia e qytetit.

Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.