Varhelyi sot në Tiranë, takon Ramën dhe Bashën por jo Metën

Eurokomisioneri për Zgjerimin Oliver  Varherly do të vizitojë sot vendin tonë. Në orën 10:00 të paraditës zyrtari i BE-së do t’i dorëzojë autoriteteve shqiptare një sasi vaksinash Pfizzer në Rinas, ndihmë nga BE.

Por në takimet që do të ketë me kryeministrin Rama dhe kryetarin e PD Lulzim Basha nuk do të mungojnë as diskutimet mbi zgjedhjet në Shqipëri, si dhe për klimen e cila është krijuar me akuzat e opozitës ndaj qeverisë për krime zgjedhore.

Në axhendën e zyrtarit të lartë të BE-së mungon një takim me presidentin e Republikës Ilir Meta.