Tregtarët e Librazhdit në krizë mbijetese: Të shkosh në shtëpi me 200 lekë xhiro, tmerr!
Kjo është pamja që ofron thuajse çdo ditë tregu industrial i Librazhdit.
"Ja ku është malli, nuk shitet."
Dëshpërimi duket qartë tek tregtarët teksa tregojnë se dita-ditës situata bëhet më keq.
"Vimë këtu rrimë, asgjë nuk çojmë në shtëpi."
"Nuk ka punë fare."
"Nuk nxjerrim dot bukën e gojës."
Në ditë të caktuara, thonë se nuk bëjnë asnjë lek xhiro.
"Të shkosh në shtëpi me 200 lekë xhiro është tmerr."
Ndër faktorët kryesorë të rënies së fuqisë blerëse janë largimi i njerëzve, papunësia dhe të ardhurat e pakta.
"Nuk ka blerës."
"Në Librazhd nuk ka punë, kanë ikur njerëzit, kush do të blejë?"
"Ose nuk kanë, ose nuk duan ti nxjerrin se kanë frikë sesi do të bëhet."
Të detyruar shumë biznese kanë ulur qepenat, ndërsa të tjerët vijojnë ritualin e përditshëm sa për mbijetesë.



