Protestë kundër rrugës në ish-Kënetë, banorët: Po mbyllin kanalet me rërë, tubacionet jofunksionale


Në zonën e ish-Kënetës në Durrës, banorët protestojnë kundër projektit për rikostruksionin e rrugës. Ata thonë se u cënohen në mënyrë të padrejtë pronat, e se punimet janë jashtë çdo kriteri të planit urbanistik.

Banorët në zonën e ish-Kënetës në Durrës, kanë dalë përsëri në protestë për bllokimin e rikonstruksionit të rrugës që po kryhet në lagjen nr 14.

Ata thonë që punimet janë jashtë kritereve teknike. Kanalet po mbyllen me rërë dhe tubacionet janë me seksione të ngushta.

"Ka abuzime nga kanali që mbulohet dhe futet një tub që nuk i përballon ujërat kur vijnë shkarkimet e shiut."

"Ne i kemi pas vendosur turbinat vetë në kanal me kalu uji."

Projekti gjithashtu nuk është transparent dhe sipas banorëve ai po u cënon pronat që i kanë në proces hipotekimi.

"Këtu do të hyjnë me prish pronat e të tjerëve, pak rëndëi ka kush ka leje dhe kush jo. Të gjithë janë në legalizim por nuk kanë marrë hipotekën që është kryesorja."

"Janë mbi 40 shtëpi që i kap rrezja këtu, ne kërkojmë të lëvizin shtyllat dhe të spostojnë dy kabinat, ka rrugë sa të duash".

Janë ankuar edhe në Bashki, nga e cila  presin që të marrin zgjidhje.