1 minutë heshtje në Kuvend për Bashkim Finon, në tavolinën e tij vendosen lule të bardha
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Maj 2021, 15:25

Ditën e sotme është mbledhur Kuvendi pas 9 ditësh nga zgjedhjet e 25 prillit, ku fituese doli Partia Socialiste.
Ndërkohë seanca plenare, ka nisur duke mbajtur një minutë heshtje për deputetin Bashkim Fino, i cili humbi jetën disaj javë më parë si pasojë e Covid-19.
Ndërkohë siç shihet në fotot e mëposhtme në vendin ku qëndronte i ulur Fino, janë vendosur lule të bardha.
Bashkim Fino, humbi jetën më 29 mars, për shkak se nuk ia arriti të fitojë betejën me Covid-19.

