Nxënësit rikthehen në klasa, gjimnazistët në Fier: Mësimi online na ka lënë pas me programin
Edhe në qytetin e Fierit, gjimnazistët janë rikthyer në klasa. Ata thonë se mësimi online u ka krijuar vështirësi në përvetësimin e lëndëve. Për shkak të ruajtjes së distancës anti-Covid, mësimi në atë qytet zhvillohet me turne.
Pas 5 muajve mësim të alternuar, të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar janë rikthyer këtë të martë në bankat e shkollës.
Për gjimnazistet e Fierit, mësimi në distancë i ka lënë pas në përvetësimin e programit.
"E vështirë, por me punë i rikuperojmë ato."
“Të humburit” dhe “të fortët” e PS
4 Maj, 13:50
Për shkak të mungesës së ambienteve të nevojshme që garantojne ruajtjen e masave anti-Covid, në këtë qytet mësimi do të zhvillohet me 2 turne dhe me orare të reduktuar.
"Në klasa gjithçka është më e qartë, mësimin e bëjmë në rregull. Jemi turni jonë deri në 11 dhe turni tjetër, gjysma e klasës."
Vendimi për hapjen e plotë të shkollave në sistemin parauniversitar u mor një javë më parë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, duke iu referuar rënies se ndjeshme te rasteve të reja me koronavirus, ndërsa universitetet mbeten ende të mbyllura.
Pandemia, tani një kujtim i largët për Kinën
4 Maj, 13:01



