Zjarri në depon e naftës në Ballsh, arrestohet shefi i sigurimit teknik i kompanisë
Zjarri në stacionin e pompimit të kompanisë së naftës ANIO Oil e Gas, të hënën në fshatin Kash të Ballshit, ku një naftëtar mbeti i plagosur dyshohet se ishte pasojë e shkeljeve në punë, sipas raportit të parë të Policisë së Fierit.
Pas veprimeve të para hetimore, blutë kanë vënë në pranga Shefin e sigurimit teknik pranë sektorit të dekantimit të firmës së naftës.
Erion Alushaj sipas policisë, akuzohet për "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” me pasojë incidentin ku mbeti i plagosur rëndë një punonjës 50 vjeçar.
Pas ekspertizës, policia ka zbardhur edhe dinamikën e ngjarjes në stacionin e pompimit të kompanisë ANIO Oil e Gas.
Në deklaratën zyrtare policia thotë se për shkak të mosmarrjes së masave të sigurimit teknik, shpërtheu një pompë dhe mori flakë tubacioni i transportit të naftës.
Për pasojë e flakëve punonjësi i prodhimit Viktor Balla, rreth 50 vjeç pësoi djegie të rënda në rreth 40 % të trupit për të cilat po trajtohet në spital në Tiranë.
Sarri drejt Romës, merr me vete edhe Elseid Hysajn
4 Maj, 11:54


