Balla në Kuvend: Meta përdhunoi institucionin e Presidentit, PS ka prova të mjaftueshme për shkarkim

Pasi Kuvendi i njoh me nismën e 50 deputetëve të PS për ngritjen e një komisionin hetimor për shkarkimin nga detyra të presidentit Meta, Taulant Balla e akuzoi atë se ka abuzuar rëndë me institucionin e Presidencës.

Sipas tij, në relacionin e PS ka prova të mjaftueshme juridike për të justifikuar dhe argumentuar domosdoshmërinë e shkarkimit.

Balla: Nuk dua të flas për procedurën e shkarkimit të presidentit se ka hyrë në hullinë institucionale.Por unë vlerësoj se është në dinjitetin institucional të këtij parlamenti që përmbyll mandatin e tij me 9 shtator por që institucionalisht funksionon deri dy muaj para me 8 korrik, të respektojmë një vullnet masiv të shqiptarëve, jo vetëm mbështetësit e PS, mendoj se demokratët janë ndjerë po aq të fyer sa ne nga një President Republike që në krye të atij institucuioni që vetëm Presidentin nuk ka bërë. Një person që ka përdhunuar institucionin e Presidentit në mënyrën më të turpshme dhe në dokumentin që kanë paraqitur 50 deputetetë gjendet çdo provë juridike për të justifikuar procedurën e shkarkimit dhe argumentuar domosdoshmërinë e shkarkimit.

Për kritikët që mendojnë se ky është i vetmi institucion i pakapur nga mazhoranca, Balla rezervoi këtë përgjigje.

Balla: Kushdo që mendon që procedura e shkarkimit të Presidentit ka të bëjë me të ashtuquajturën dëshirë të mazhorancës për të kapur dhe institucionin e Presidentit e ka shumë gabim. Përkundrazi ne duam që shqipëria të ketë një president mbi palët që të punojë çdo ditë në të gjithë forcat politike, sduam një president që ditën të jetë president dhe natën kryetari shtabit të një partie. Në 2021 Shqipëria meriton një hetim të plotë të sjelljes së presidentit përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore duke nxjerrë në pah të gjitha problematikat që bien në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën. Përsëri kuvendi do të shprehet me votë dhe natyrshëm do të jetë gjykata Kushtetuese që do të vlerësojë nëse procedura e shkarkimit dhe vendimi i Kuvendit për shkarkimin është kushtues ose jo. Meta duhet hetuar për të identifikuar shkeljet.

Teksa theksoi se thirrjet e Metës për dhunë nxitën vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, Balla tha se duhet të mos vihet përpara përgjegjësisë vetëm ekzekutori por edhe urdhëruesit, duke iu referuar këtu PD të cilën e akuzoi se ka ngritur grupe kriminale.

Balla i  bëri thirrje PD që të distancohet  nga grupet e armatosura.

Balla: Thirrjet për dhunë të Metës ishin shkaku që çuan edhe në veprime kriminale nga një pjesë e opozitës. Unë jam dëshmitar si deputet i qarkut të Elbasanit të një sjelljesje kriminale të Pd që krijoi grupoe të armatosura që çuan deri në vrasjen e një qytetari autokton në Elbasan. Për mua vrasja e 21 prillit ka detyrim për tu zbardhur deri në detaj, jo vetëm te atentatori por edhe te urdhëruesi, i atij akti që trazoi zemrat e qytetarëve në Elbasan. Një parti politike, që përgjatë fushatës, organizon grupe të armatosura, hyn nën juridiksionin e ligjit dhe duhet hetuar në detaje. Prokuroria duhet të bëjë detyrën, jo vetëm ndaj atyre që shkrepën armët, por edhe ndaj atyre që urdhëruan grupe të tilla.

PD ka gjithë kohën e nevojshme që të distancohet nga kjo ngjarje, nga këto grupe të ngritura e të loguara me logon e PD, sepse PD e mëparshme nuk ka pasur asnjë lidhje me PD sot. Nëse i ka mbetur edhe sadopak ADN e PD e vitit 1990, duhet të pranojë sot rezultatin e zgjedhjeve, ftesën tonë të sinqertë për të punuar prej 9 shtatorit në Parlamentin e ri në funksion të një reforme të thellë politike në vend, që duhet të përfshijë dhe Parlamentin. Ne i kemi të gjitha mundësitë që të ecim përpara në një proces shumë të rëndësishëm, që ende bën bashkë shumicën e shqiptarëve. 90% e shqiptarëve mbështesin integrimin e Shqipërisë në BE. Në këtë këndvështrim, dua që sot t’i shpreh këtij Parlamenti të kësaj legjislature mirënjohjen më të thellë për gjithë punën që kemi bërë bashkë për çuarjen e reformave për para, mbi të gjitha atë në drejtësi.