Cukali: Shqipëria e penalizuar nga përpjekja e Ramës me anti-shpifjen, problem lidhja media-politikë
Në një intervistë për RTV Ora, kreu i Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreto Cukali u shpreh se Shqipërinë e ka penalizuar shumë përpjekja e kryeministrit për të futur paketën anti-shpifja.
Sipas Cukalit, paketa anti-shpifje kishte një mal me gjëra, dhe ishte e gabuar qysh në frymën e vet, sepse ishte konceptuar për të disiplinuar medien.
Cukali: Shqipërinë e ka penalizuar shumë përpjekja e kryeministrit për të futur paketën anti-shpifja. Në përgjithësi merret edhe sulmet ndaj gazetarëve dhe sa të lirë janë ata për të bërë punën e tyre. Shqipëria përmendet shumë keq në këtë aspekt. Paketa anti-shpifje kishte një mal me gjëra, dhe ishte e gabuar qysh në frymën e vet, sepse ishte konceptuar për të disiplinuar medien. Për fat të keq ajo paketë nuk është hequr, por është në gjumë dhe mund të ringjallet në dëm të medies dhe gjithë Shqipërisë.
Ai tha se problemi është lidhja që ka media me politikën dhe pa u hequr kjo lidhje ne nuk do të shohim një media të pavarur në funksion të interesit publik.
Cukali: Mendoj se gazetarët janë pjesa më e penalizuar e medies sepse ata përballen me sulme direkte dhe bie barra e autocensurën dhe censurës. Ndërkohë shteti nuk u jep materialet që u takon me ligj. Ata kanë presion edhe në redaksi kur duhet tu hapin rrugë dëshirave të pronarëve. Prandaj nuk mendoj se në vendin tonë nuk është problem gazetari, edhe pse disa e kanë lëshuar pushtetin e tyre dhe janë bërë palë. Problemi është lidhja që ka media me politikën. Pa u hequr kjo lidhje ne nuk do të shohim një media të pavarur në funksion të interesit publik.
Cukali shtoi se Është krijuar një praktikë e keqe politike ku qeveria e konsideron medien si një mjet për të tejcuar propagandën e vet.
Cukali: Është krijuar një praktikë e keqe politike dhe një praktikë e tillë është bërë pjesë e qeverisjes. Një qeverisje e konsideron medien si një mjet për të tejçuar propagandën e vet. Kjo si një traditë e keqe në dëm të publikut është aty dhe duhet kohë që ta heqësh. Këtë duhet ta heqin politikëbërësit dhe jo me ligje anti-shpifje. Janë financimet që duhet parë në konflikt interesi në mënyrë të pandershme që e mbajnë peng mediat. Ne nuk kemi programe konkrete dhe vihet në pushtet pa premtuar gjë, dhe prandaj nuk përfillet interesi i publikut.

