Kapshtica do të qëndrojë e mbyllur deri në 14 maj 2021 për ata që duan të futen në Greqi

Pika doganore e Kapshticës në juglindje te vendit do të qëndrojë e mbyllur deri në datë 14 maj 2021.
Një lajmë të tillë e ka bërë me dije drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë, duke njoftuar vendin e Autoriteteve të Policisë greke.
"Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë: Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 14.05.2021. Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur."
Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

