Refuzohet konfiskimi i “Golden Resort”, Gjykata e Posaçme nuk pranon kërkesën e SPAK
Gjykata e posaçme ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për konfiskimin e pasurisë së Altin Hajrit pronarit të "Golden Resort".
SPAK kishte kërkuar kalimin e kësaj pasurie ne favor te shtetit por kjo kërkesë është rrëzuar nga Gjykata si e pabazuar .
Po pavërësisht kesaj SPAK i është drejtuar me të njejtën kërkesë për konfiskim Gjykatës së Posaçme të Apelit e cila ka caktuar datën 20 maj për seancën e radhës.
Golden ishte pasuria e parë e sekuestruar nga Operacioni Forca e Lligjit.
OFL vendosi sekuestrimin e resortit pasi Hajrat u dyshuan për rrëmbimin dhe ekzekutimin e Jan Prengës, por ende kjo akuzë nuk është vërtetuar ndaj tyre dhe ata s'kanë marrë dënim.
Ndërsa hetimi i SPAK për mosjustifikimin e pasurisë nuk ka bindur GJKKO dhe e ka rrëzuar konfiskimin.
Aktualisht Golden Resort është nën menaxhimin e agjencisë së aseteve të sekuestruara.

Altin Hajri dyshohet se ka rrëmbyer më 17 janar 2020, Jan Prengën në Kamëz, në bashkëpunim me persona të tjerë, duke e dhunuar rëndë dhe më tej e kanë transportuar drejt kompleksit të dasmave në pronësi të tij, "Golden" ku dyshohet edhe të ketë ndërruar jetë si pasojë e plagëve, ndërsa trupin policia nuk ka mundur ta gjejë pavarësisht kërkimeve të shumta .
