Manastirliu: Këtë javë mbërrijnë në Shqipëri 11.700 vaksina Pfizer

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu teksa mbikëqyr vaksinimin në sheshin "Skënderbej" ka njoftuar se këtë javë do të mbërrijnë mbi 11 mijë vaksina Pfizer në Shqipëri

Manastirliu thotë se deri tani numri total i vaksinave të ardhura në Shqipëri është mbi 736 mijë.

 

"Sheshi Skënderbej - Vijojmë papushim tanimë drejt objektivit 1 milion vaksina të kryera

Këtë javë do të mbërrijnë 11 mijë e 700 vaksina Pfizer, teksa numri total i vaksinave të ardhura në Shqipëri është mbi 736 mijë," shkruan Manastirliu krahas videos.

"Përgjatë muajit maj ne presim rreth 99 mijë vaksina  të tjera nga kontratat që kemi lidhur me Covax dhe Pfizer," tha Manastirliu.