Hipën në Korab për herë të gjashtë, gazetarja e Ora News sfidon lartësinë: Zemrës nuk i thuhet jo

Gazetarja e Ora News, Beti Njuma ka ngjitur malin e Korabit për herë të gjashtë.

Në një postim në Facebook, gazetarja Njuma shprehet se ecja e së dielës ka zgjatur 10 orë, duke përshkruar një shteg sfidues mbi Rrafshin e Korabit.

"E kuptoj dhe vetë që e teprova içik! Korabi për herë të gjashtë. Po zemrës nuk i thuhet jo! 2764 metra me 1700 metra disnivel përshkuar për 10 orë. E gjithë ecja e së dielës shkoi 18 km sepse kësaj radhe nuk ndoqëm shtegun tradicional por një më të gjatë, më të vështirë e më sfidues mbi Rrafshin e Korabit."

Hipën në Korab për herë të gjashtë, gazetarja e

 

E kuptoj dhe vetë që e teprova içik! Korabi për herë të gjashtë. Po zemrës nuk i thuhet jo! 2764 metra me 1700 metra...

Posted by BETI NJUMA dhe Biblioteka e Librave të Harruar on E hënë, 3 Maj 2021