Deklarata e Ramës për ndryshimin e kufijve/ Bytyçi: Kërkon të pajtohet me Kurtin dhe Osmanin

Studiuesi Enver Bytyçi, ka komentuar deklaratën e Kryeministrit Edi Rama, i cili tha se nuk ka thënë asnjëherë asgjë në lidhje me ndryshimin e kufijve.

I ftuar në edicionin e lajmeve, të Ora News, me gazetarin Sebastian Zonja, u shpreh se nuk është e para gazetë që shkruan se Rama mbështetë idenë e ndryshimit të kufijve në favor të Serbisë së madhe.

“Unë reagim e Ramës e lexoj në dy plane, së pari do prisja që pas refuzimit dhe mohimit se ai është përfshirë në çështjen e ndryshimit në Kosovë të përsëriste një frazë pohuese që të shprehte qëndrimin e tij kundër kësaj ideje, në diskursin e Ramës që prej vitesh nuk kam dëgjuar që ai të jetë shprehur kundër ndryshimit të kufijve në rajon, ndërsa sa i përket aspektit se a është i përfshirë Rama, nuk është e para gazetë që në Europë apo në SHBA që përmend përfshirjen e tij në  projektin Serbisë dhe Vuçiç për ndryshimin e kufijve në favor të Serbisë së madhe. “

Ai shtoi se shumë gazeta në Evropë dhe shumë zyrtarë të lartë kanë publikuar artikuj se Kryministri I vendit tonë është dakord me idenë në fjalë, por megjithatë ai asnjëherë nuk ka bërë asnjë reagim.

“Në vitin 2018 Kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Beograd ka thënë se ideja e ndryshimit të kufijve në Kosovë është ngjizur para dy vitesh, kur Rama ishte në  vizitë në Nish. Beogradi e ka pasur problem që të gjejë një partner në Tiranë për ta nisur këtë ide dhe ai gjeti pikërisht Ramën. Nuk ka një Shqipëri etnike që na e jep si lëmoshë Aleksandër Vuçiç. Shqipëria etnike ose është ose nuk është. Territori i Kosovës nuk duhet të vihet në dyshim. Kam parasysh një artikull të Ministrit të Jashtëm të Suedisë, i cili shkruante se idenë e shkëmbimit të territorit e ka përmendur Rama dhe ai është dakord me këtë ide. Rama atëherë nuk e përgenjështroi një akuzë të tillë. Këtë aspket e kanë përfshirë edhe gazeta tjera në Europë."

I pyetur se pse Rama bëri një deklaratë të tillë, menjëherë pas publikimit të artikullit, Bytyçi, u shpreh se kreu i qeverisë kërkon të pajtohet me Kryeministrin dhe Presidenten e Kosovës.

“Rama anjëherë nuk e ka kundërshtua këtë ide. Po pse e kundërshtoi sot? Mendimi im është se ai kërkon  të pajtohet me Kurtin dhe Osmanin. Kërkon që të vendosë ca ura bashkëpunimi që i ka shkëputur vetë. Ai kërkon t’u thotë lidershipëve jam kundër ndryshimit të kufijve, por duke e presepozuar dhe jo duke e artikullluar qartë, sepse nëse do e artikulonte qartë do të çonte në reagimin e Aleksandër Vuçiç, që është dëshmitar i qëndrimeve dhe bisedave me Ramën. Kufijtë në Ballkan nuk kanë ndryshuar dhe nuk duhet të ndryshojnë."

Më tej ai tha se Rama ka marrë në mbrojtje të gjithë ata që dolën në mbështetje të ndryshimit të kufijve.