“Çdo qeverisje të jetë demokratike”/ Deputeti në Mal të Zi: Akuzat ndaj partive shqiptare, sjellin çoroditje
SHKODËR- Deputeti shqiptar në Mal të ZI, Genci Nimanbegu, foli nga Shkodra për mandatin e tretë të Edi Ramës dhe debatin politk në Shqipëri. Ai vlerësoi edhe rolin e qeverisë së Tiranës për proceset e rëndësishme të shqiptarëve në Mal të Zi.
Genci Nimanbegu, deputet shqiptar në Mal të Zi komentoi nga Shkodra procesin zgjedhor dhe rikonfirmimin e maxhorancës së Edi Ramës.
Theksoi klimën e tensionuar politike që mbizotëron në vendin tonë!
“Fatëkeqësisht gjuha politike në Shqipëri, është tepër e rënduar është tepër akuzuese dhe ka pjesë konflikti të ndryshme. Ne dëshirojmë që këto konflikte të zbuten.”
Vlerësoi rolin e qeverive të Tiranës dhe shtetit shqiptar për të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi, betejë që thotë se ende vijon.
"Është nisur një përmirësim i kontakteve dhe bashkëpunimit të qeverisë shqiptare me subjektet kombëtare shqiptare në Mal të Zi. Unë veçoj përpjekjet e Presidentit por Rama ka pasur një fokus më të veçantë kërkesave tona politike."
Në lidhje me marrëdhëniet mes tij dhe zëvendeskryeministrit Dritan Abazoviç, ai thotë se akuzat e pa baza me qëllime politike ndaj partive shqiptare sjellin vetëm çoroditje pasi është duke u devijuar nga kursi evropian.
“Ndaj akuzave të pabaza duhet të mbrohemi, Abazoviç, kohët e fundit për çdo gjë fajëson subjektet kombëtare shqiptare në Mal të Zi. “
Nimanbegu legjislaturën e kaluar ka mbajtur postin e nënkryetarit të kuvendit. Ai është një nga 2 deputetet shqiptar që ka kuvendi i shtetit fqinj.


