Tur vizitash në Ballkan, Oliver Varhely sot në Beograd, të mërkurën në Shqipëri e Kosovë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Maj 2021, 10:26
Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, po qëndron sot për vizitë zyrtare në Beograd.
Varhelyi, së bashku me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiç, do të vizitojnë Institutin e Shëndetit Publik “Dr Milan Jovanoviç Batut”, njoftoi Qeveria serbe.
Të martën, zyrtari evropian do të qëndrojë në Bosnje e Hercegovinë, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut, ndërsa të mërkurën do të vizitojë Shqipërinë dhe Kosovën, ka njoftuar më herët Komisioni Evropian.
Gjatë vizitës në rajon, Varhelyi do të bisedojë me zyrtarët vendas për pandeminë e koronavirusit dhe mbështetjen e BE-së në këtë kontekst, është thënë në njoftim.
Evropa dhe lufta për lirinë e shtypit
3 Maj, 10:03

