Ju flet Moska: PD sot mbi vijën Laç-Bulqizë, nesër parti e Dragobisë (shpella në Tropojë)

Rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit ishte sërish në fokus të analizës "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora.

Myftaraj: Në botë ndodh që në shumë vende demokratike të ketë opozitë të dobët për shumë arsye. Eshtë një fatkeqësi kur ka një opozitë të dobët dhe një pushtet autoritarist që shkon përtej autoritetit ligjor, ajo që quhet parti që kap shtetin. Por fatkeqësia bëhet e plotë kur vendi nuk ka një opozitë për tu përballur me këtë pushtet.

Ky është ndryshimi i madh me vendet diktatoriale.Në Shqipëri në zgjedhjet e 25 prillit, në rezultatin e tyre u vu re se opozita, PD, ka marrë fund sa i përket fuqisë së saj  si një forcë politike e aftë për të marrë pushtetin. Kjo pikë së pari për shkak të paaftësisë për të qenë një lider, një kryetar, i kryetarit të saj zyrtar Lulzim Basha.

Një anije me një kapiten të paaftë në det është e humbur dhe kështu janë dhe partitë. Janë  dashur 4 palë zgjedhje, 2 parlamentare dhe 2 lokale të provohet se Lulzim Basha është kryetar i paaftë për të drejtuar PD në fitore. Sa palë zgjedhje duhet të humbë Basha që të ikë, duhet të humbë dhe zgjedhjhet lokale të 2023?

Harta është e qartë, një vijë e ndarë sipas qarqeve.  Qarqet në jug të vijës janë fituar nga PS dhe  qarqet në veri të asaj vije janë fituar nga PD. Në hartën fizike kalon nga Laçi i Kurbinit në Bulqizë të Dibrës, këtu është reduktuar PD dhe rreziku është që të vazhdojë reduktimi derisa blu të mbetet qarku u Kukësit, Tropoja dhe pastaj shpella e Dragobisë.

Për analizën e plotë shikoni videon e emisionit