“Veting” në Vatikan, Papa vendos rregulla të forta anti-korrupsion për klerikët
Papa Françesku publikoi këtë të enjte rregullore më të ashpra anti-korrupsion për kardinalët në Vatikan. Ky veprim i Papa Françeskut vjen ndërsa prokurorët e Vatikanit kanë gati dy vjet që po bëjnë një hetim për korrupsion, që përfshin investimin e Vatikanit në një sipërmarrje të pasurive të patundshme në Londër.
Papa Françesku publikoi këtë të enjte rregullore më të ashpra anti-korrupsion për kardinalët në Vatikan. Kreu i Kishës katolike kërkoi që ata të deklarojnë periodikisht se po investojnë vetëm në fonde në përputhje me doktrinën katolike dhe nuk janë nën hetim penal ose kanë para në parajsat fiskale.
Ligji i ri gjithashtu ndalon çdo punonjës të Vatikanit që të marrë dhurata që lidhen me punën me një vlerë mbi 40 euro.
Ky veprim i Papa Franceskut vjen ndërsa prokurorët e Vatikanit kanë gati dy vjet që po bëjnë një hetim për korrupsion, që përfshin investimin e Vatikanit në një sipërmarrje të pasurive të patundshme në Londër. Më herët, Papa ka folur për pastrimin e Vatikanit nga aferat korruptive.
Papa dekretoi gjithashtu se çdo punësim i ri duhet të nënshkruajë një deklaratë që vërteton se ata kurrë nuk janë dënuar për një krim dhe nuk janë aktualisht nën hetim për vepra që përfshijnë pastrim parash, korrupsion, mashtrim, shfrytëzim të të miturve ose evazion fiskal. Deklarata duhet të rifreskohet çdo dy vjet.
Në preambulën e këtij ligji, Papa Francesko shkroi se rregulloret ishin të nevojshme "sepse korrupsioni mund të shfaqet në forma dhe mënyra të ndryshme".
Eprorët e Vatikanit, shkroi ai, "kanë përgjegjësinë e veçantë për ta bërë konkrete besnikërinë për të cilën flet Ungjilli, duke vepruar sipas parimeve të transparencës dhe mungesës së ndonjë konflikti interesi".



