"Theu listën e Ramës, por do numërojë deri në fund çdo votë" , Xhafaj mesazh mirënjohës
Duket se Tirana do të sjellë surpriza në listën e kryetarit të PS-së Edi Rama. Fatmir Xhafaj së bashku me Ornaldo Rakipi kanë arritur të kalojnë prangun dhe të hyjnë automatikisht në parlament.
Xhafaj përmes një mesazhi në rrjetet sociale ka falenderuar skuadrën e tij: “MIRËNJOHJE! Kjo është fjala ime e parë në këto momente. Socialistëve që më dhanë kurajo dhe forcë ta çoj deri në fund këtë betejë! Të gjithë votuesve të qarkut që më vlerësuan për çfarë kam bërë në politikë, për çfarë unë jam dhe për çfarë ata besojnë se mund të vazhdoj të bëj.”
Ekipit të jashtëzakonshëm që punoi intensivisht me mua gjatë këtyre muajve me shpresën e madhe se do ja dilnim. Dhe ja dolëm të bënim një fushatë tejet modeste në shpenzime, por të pasur në besim, në kurajo dhe në energji.
Xhafaj shton se pavarësisht fitores ai do të monitorojë çdo votë në kutinë e votimit.
"Shifrat tashmë publike konfirmojnë se e kam kaluar pragun minimal për të qënë deputet në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Shqipërisë. Së bashku me ekipin e fushatës jemi duke monitoruar përfundimin e procesit të numërimit për të respektuar çdo votë në kutitë e votimit.”
Një falenderim të veçantë i kushton dhe familjes së tij të mrekullueshme që ishte pjesë e kësaj beteje dhe miqve të shumtë që si përherë ndër vite iu gjendën pranë dhe i mbështetën me zemër në rrugëtimin tonë.

