"Lamtumirë Parajsë " / I moshuari largohet nga kasollja. Jetonte i vetëm në ishull për 32 vite
Mauro Morandi po i jep lamtumirën kasolles së tij të vogël në ishullin Budelli, të Italisë, pasi autoritetet lokale e kanë paralajmëruar vazhdimisht atë për t'u larguar.
81-vjeçari, i cili jeton në ishull që prej vitit 1989, njoftoi largimin e tij nëpërmjet një mesazhi në faqen e tij në Fcebook.
"Unë do të largohem," shkruan ai, duke shtuar se shpreson që Budelli do të mbrohet siç e ka bërë ai për 32 vite me radhë.
Ai thotë se sapo mbërriti në ishull për herë të parë, u mahnit nga pamja panoramike, prandaj dhe vendosi të jetojë në ishull, duke marrë përsipër kujdestarinë e ishullit.
Sidoqoftë, roli i kujdestarit iu hoq kur Parku Kombëtar i La Maddalena mori pronësinë e Budelli në 2015.
Që nga ajo kohë, i moshuari ka kaluar vite duke u grindur me zyrtarët, të cilët thonë se ai nuk ka të drejtë ligjore të jetojë atje
"Jam gati të bëj gjithçka mundem për të qëndruar këtu, edhe nëse kjo do të thotë se ata do të duhet të më tërheqin me zor", thotë ai për CNN Travel.
"Nuk ia kam idenë se ku tjetër mund të jetoj përveç se këtu, kjo është jeta ime. Unë thjesht nuk e shoh veten duke luajtur letra."
Morandi gjithashtu pranon se është i shqetësuar për të ardhmen e ishullit, pasi për 32 vite ai është lënë pas dore nga institucionet.
Turqia në izolim deri më 17 Maj
29 Prill, 12:05
"Unë pastroj mbeturinat nga rëra. E vërteta është, se jam i vetmi që deri më tani jam kujdesur për Budelli, duke bërë detyrën e mbikëqyrësit që në fakt duhet ta bëjnë autoritetet e parkut".
Ndërsa ai ka marrë mjaft mbështetje nga dashamirësit dhe peticioni në internet për të qendruar në ishull ka arritur mbi 70,000 nënshkrime, Morandi ka pranuar të largohet.
Por duket se ai nuk do të largohet nga Facebook. "Ju akoma do të shihni fotot e mia nga një vend tjetër," shkruan ai.
Në janar të 2020-ës, presidenti i Parkut La Maddalena Fabrizio Fonnesu tha për CNN se autoritetet nuk kishin zgjidhje tjetër përveç "të ndërhynin kundër të gjitha ndërtimeve të paligjshme brenda parkut", përfshirë kasollen e Mauro.
A e dini se ka pula që bëjnë vezë shumëngjyrëshe?
29 Prill, 15:05




