Korçë/ E zuri poshtë traktori, ndërron jetë shtetasi, ende i paidentifikuar

Shtetasi B. T, rreth 55 vjeç, banues në fshatin Ravonik-Korçë ka ndërruar jetë, pasi duke drejtuar traktorin ka rënë nga ura dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme, informon policia.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:20, në rrugën Qatrom-Polenë, pranë vendit të quajtur "Ura e Polenës."

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.