Kryemadhi flet për tradhti dhe grabitje mandatesh në Durrës ku është Rama, Berat e Korçë: Jini vigjilentë
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi gjatë deklaratës së saj ditën e sotme i bëri thirrje numëruesve të jenë vigjilentë dhe të numërojnë çdo votë për kandidatët e LSI pasi në Durrës, Korçë dhe në Berat mandatet e LSI janë grabitur për t'i marrë Pasrtia Socialiste.
Kryemadhi: "LSI nuk do të jetë vetëm në Parlament, do të jetë në sheshe, në çdo shtëpi dhe me çdo shqiptar.
LSI do të vazhdojë denoncimet e saj për çdo manipulim që është bërë në këtë proces. Ju bëj thirrje të gjithë numëruesve dhe të gjithë anëtarëve të KZAZ të jenë vigjilentë sepse në Durrës ku Edi Rama merr mandatin e Elona Gurit vetëm më 139 vota, deri tani kanë dalë mbi 15 fletë të pavlefshme për PS, prandaj në Berat, në Korçë, në Durrës kudo numëruesit dhe komisionerët tonë të numërojnë çdo votë të LSI për kandidatët dhe të PS për kandidatët dhe të PD për kandidatët.
Tradhtia më e madhe vjen në 3 mandatet e Beratit, Korçës dhe të Durrësit, mandatë të cilat i janë grabitur LSI për të nxjerrë Edi Ramën në Durrës, prandaj 40 vota i hiqet mandati SLI dhe i jepet Edi Ramës, pra e kuptoni simbolikën e rëndësishme. Për 150 vota i hiqet mandati Endrit Brahimllarit dhe i jepet Niko Peleshit dhe tjetërsohet rezultati për 30 vota në sekondë duke i hequr mandatin Ardit Çelës dhe duke ja dhënë Blendi Klosit. Prandaj kjo është tradhtia më e madhe vetëm në 3 mandate, pa llogaritur procesin zgjedhor."
