Sekuestrimi i pasurive për tre gjyqtarët, Soreca e Kim: Reforma në Drejtësi vazhdon
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka përshëndetur sekuestrimin e pasurive për ish gjyqtarët Fatos Lulo, Bashkim Dedja dhe Shkëlzen Selimi.
Soreca në postimin e tij në Twitter e ka cilësuar një lajm të mirë se sipas tij ky është një hap që tregon se SPAK është duke ndjekur detyrat e tij për të luftuar korrupsionin.
"Reforma në Drejtësi vazhon," shkruan Soreca.
Postimi i plotë:
“Lajm i mirë sot që Gjykata Speciale ka pranuar kërkesën e SPAK për të sekuestruar pasuritë e 3 ish-gjykatësve të Kushtetueses & Lartë. shkarkohet nga vettingu. Një hap tjetër që tregon SPAK është duke ndjekur detyrat e tij për të luftuar korrupsionin. Reforma e Drejtësisë vazhdon”, shkruan Soreca.
Po ashtu në lidhje me këtë ka reaguar edhe Ambasadorja e Amerikës, Yuri Kim. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Kim ka thënë se Reforma në Drejtësi po ecën përpara.
Postimi i plotë:
"Gjykata speciale pranoi kërkesën e SPAK për sekuestrimin e pasurive të dy ish-gjyqtarëve të KT-së Kushtetuese dhe një ish-gjyqtarëve të Lartë të Ct-së, të cilët dështuan të verifikojnë për fshehjen e pasurive. Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e shpejtë, e lehtë ose e përsosur - por po ecën përpara, hap pas hapi."
